Ja si Berisha e Meta duan trazira/ Rama: Marrëzi të mendosh se çështja e detit u mbyll me vendimin e Greqisë

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar reagimet e opozitës dhe të presidentit Meta për çështjen e paktit detar si tentativa për të krijuar trazira në Shqipëri, sepse sipas tij, vendimi i Greqisë është një drejtë e panegociueshme. Nuk mund të kemi një reagim për këtë vendim, pasi Greqia është në të drejtën ndërkombëtare. Aty kur s’ka marrëveshje shkohen në Gjykatë, deklaroi kryeministri.

Reagimet që vijnë edhe nga Prishtina, Rama i cilëson si një përpjeke për t’i fryrë zjarrit diçkajë që nuk ekziston, pasi sipas tij, të njëjtën që ka ushtruar edhe Shqipëria në vitin 1990.

Pjesë nga deklarata

Të reagojmë ndaj shtetit grek, për çfarë të reagojmë. E çfarë ka këtu akoma për t’u mos u kuptuar dhe unë besoj se çdo mendje normale, mjafton të përqendrohet jo shumë, por pak dhe kuptohet se për çfarë bëhet fjalë. Ata që i fryjnë këtij zjarri janë të qëllimshëm, qoftë nga Lazli, qoftë nga presidenca, qoftë nga Prishtina janë të qëllimshme.

E kam të vështirë të besoj e këta fryrës të këtij zjarri të jenë kaq mangët nga mendja e kokës, por kjo që bëjnë për mua është e qëllimshme, për të luajtur me ndjenjat kombëtare, me ndjeshmëritë patriotike, për të shfrytëzuar rastin që të krijohet një sebep me sherr për të ndarë punët mes tradhtarëve dhe patriotëve, si gjithmonë në mënyrën më të keqe të mundshme. Në vitin 1990, Shqipëri ka bërë ekzaktësisht që Greqia po bën sot.

E kam shpjeguar e rishpjeguar sipas konventës ndërkombëtare të detit çdo shtet ka të drejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues, të njohur më par,ë aty ku është e mundur, thotë konventa. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990, ,e një dekret të presidiumit të Kuvendit Popullor dhe e ka depozituar në maj të ’90 në OKB.

Nuk më rezulton, se s’ka të rezultojë që Greqia të në atë kohë të ketë bërë një reagim apo deklaratë, se nuk ka çfarë të reagojë se është e drejtë e çdo vendi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia. Në pjesën tonë mes të dyja vendeve nuk ka mundësi fizike për t’u shtrirë 12miljë të detit vendet është e pamundur. Prandaj kemi negociuar kaq kohë dhe prandaj do të shkojmë në gjyq. Nëse do të ishte kaq banale, e idiotikisht nga këta të pafe, paatdhe pa dinë e pa imamë për të nxitur trazim të radhës në funksion të radhës në funksion të zgjedhjeve, atëherë për çfarë po negociojmë ne me Greqinë dhe po shkojnë në Greqinë.

Si mund të arrihet në këtë nivel, se po marr një vendim të tillë e po i shkel syrin Edi Ramës. S’i u mund të arrihet në këtë logjikë, si u funksiononka kështu mes shteteve në shekullin XXI. Çfarë të reagojmë ndaj qeverisë greke kur kjo është pjellë e mendjes shqiptare, i prodhon mendja e autoritetin më të lartë të Shqipërisë, presidentit dhe ish-presidentit. Nuk ka asnjë lloj lidhje me zonën e kontestuar mes nesh. Këta janë autorët e marrëveshjes së 2009 janë hartuesit dhe firmosësit e marrëveshjes famëkeqë që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Janë dokrra kush thotë se Greqia është në avantazh në gjyq. Sa herë që teshtin apo kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe, për arsye për lufte për pushtet këtu. Greqia e paraqet sot për arsyet e veta që i dini shumë mirë dhe se nuk janë të lidhura me Shqipërinë.

Tani o unë jam spiun turk që lufton me Greqinë, o jam spiun grek që luftoj me Turqinë, o pastaj jam ai që jam në fakt. Jam kryeministri i Republikës së Shqipërisë, nuk negocioj për asnjë rast e asnjë rrethanë të drejtat e shqiptarëve. Por në këtë rast më vjen shumë keq, është qesharake dhe turpshme për një vend si ynë që të bëhet kaq qesharak përmes gojës së një presidenti dhe ish-presidenti që i këtij fryjnë zjarri dhe që i gjithë bota qesh me ta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT