Spahiu: Jemi akoma me spitalet e ambulancat e Enverit, Berisha do të mbahet mend si…

Juristi Kreshnik Spahiu gjatë emisionit Open në Top Channel duke diskutuar mbi situatën e pandemisë së Koronavirusit u shpreh se i gjithë sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar në zhvillimin e shëndetësisë.
“Nuk mund të thuhet nëse ka pasur sukses apo dështuar. I gjithë sistemi politik në këto 30 vite ka dështuar për ta bërë sistemin shëndetësor të sigurt. Në vazhdojmë akoma me spitalet dhe ambulancat e bëra nga Enveri. Ka dështuar Rama, Nano, Meta madje dhe vetë Berisha që është mjek dhe e ka profesion”- tha Spahiu.
Më tej, Spahiu theksoi se “Edhe pacientët e Covid sot po trajtohen në Spitalet që ndërtoi Enver Hoxha. Berisha, Meta, Rama ndërtuan spitale private si biznese familjare ku fshatarët duhet shesin lopën apo shtëpinë që të paguajnë pët t’u mjekuar. Berisha do hyj në histori si mjeku që s’vuri asnjë tullë në spitalet ku ai doli si krirurg. s’kishte as pasion dhe as vizion për të ndërtuar një sistem shëndetsie mbi pacientët dhe rrjetin e sigurimeve”.