Gjeneral Ahmetaj: Ju tregoj 6 arsyet e dështimit të frikshëm të Shqipërisë me Greqinë

Gjeneral Piro Ahmetaj përmes një shkrimi të publikuar paraditen e sotme, tregon 6 arsyet pse sipas tij, Qeveria shqiptare ka dështuar ndaj interesave detare në detin Jon, pas miratimit nga Greqia të dekretit për zgjerim me 12 milje të ujërave territoriale.
– 6 arsyet e dështimit të Qeverisë shqiptyare ndaj interesave detare në Jon, sipas Gjeneral Piro Ahmetaj:
1. Fatëkeqësisht, Qeverisa Shqiptare ka “vulosur me sukses dështimin” për t’i zgjidhur mosmarrveshjet në detin Jon nëpërmjet negiciatave dypalëshe, ndërsa pala Greke e ka “legjitimuar me dekret sovranitetin detar në 12 milje”. Kështu, as Kryeministri sotëm, as Ai/Ajo, mbas Tij, (jo me grupet teknike) nuk mundet të negociojnë, sovranitetin territorial (detar), pa çfuqizuar dekretin në fjalë. Edhe më thjeshtë, e ngjashme me ligjin e luftës “mbetur ashtu si një reminishencë” por që ka fuqi/impakt mbi interesat e shqiptarëve, pronat e qytetarëve të Çamërisë, fesë bektashiane, etj por nuk mundet të ndryshohet pa vendimarrje proporcionale (dekret të posacëm)!
2. Vetëm për shkak të Kryeministrit, Republika (#joSulltanata!) e Shqipërisë është e kërcënuar seriozisht në mos e kapitulluar edhe në proçesin drejt Gjykatave Ndërkombëtare, ose e thenë më qartë, RSH kërcënon të humbasë hapësira detare me interesa kritike ekonomike në detin Jon. Dhe dihet, se Greqia zotëron ekspertizë nga më të mirat në botë për të drejten detare, ndërsa Ne, ndërsa “sidomos fb dhe llogje kafenesh”, kemi me bollëk “patriot folklorik dhe bollshevik” por nuk kemi shtetarë të përgjegjshëm, ekpertizë të ndriçuar dhe negociatorë të aftë për tu përballur dhe mbrojtur interesat kombëtare në institucione apo gjykatat ndërkombetare !
3. Përqasja shtetërore, si e “Sulltanit të Madhërishëm”, mungesa e transparencës në bisedime (sikur negociohej për bunkerin e surrelit apo skulpturat e babait); mos-reagimi i institucioneve të larta shtetërore për heqjen pa ligj të bazës detare ushtarake të Sarandes (ndërkohë që shteti fqinj planizon rritje të perezencës ushtarake); shpërdorimi i mavro-negiciatorëve apo propagandës mediatike (Po/Jo) për ta devijuar te detajet, kompasi, ngjyrat e detit, emocionet e nacionalisteve te rrjedhur se: “s’ka ndodhur asgjë për tu shqetësuar, pasi si çdo vend, Greqia është në të drejten Sovrane për zgjerimin me 12 milje, etj”, të padenja për një vend anëtar të NATOs si dhe kandidat (që mbas drekës së korkodilit, udhëheqësi sukseshëm nga 3 i bëri 18 kushte) për udhëtimin drejt BE-së!
4. Riciklimi cinik te kali i betejës politike rreth marreveshjes së 2009 (e cila nuk ekziston më, pasi në 2010 është rrezuar nga Gjykata Kushtetuese), dhe përqasja Enveriste për të gjetur armiq (aty ku s’ka naftë) por jo zgjidhje e gjej si përpjekje mjerane dhe dëshpëruese por dhe si një faktor thelbësor të dështimit të turpshëm të “Udhëheqësit të Lavdishëm”, jo vetëm në këtë rast!
5. Besoj nuk po themi ndonjë sekret, por RSH nuk zotëron kapacitete të afta për të ushtruar autoritetin e plotë shtetëror, për të mbrojtur apo dhe ndaluar shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive kombëtare në hapërisat e saj detare, ende pa u zgjidhur me marrëveshje apo nga gjykatat ndërkombëtare ?!
6. Ndërsa, përtej impakteve ndaj interesave të RSH të sipërcituara, përqasjen e mënçur (sigurisht edhe dinake), përgjegjshmërinë e lartë ndaj interesave kombëtare, si dhe masave shtetërore të mirë-orkestruara diplomatike, shtetërore, mediatike dhe institucionale të vendit fqinjë, e peshuar në kontekstin e gjeopolitikës mesdhetare, adresimin (mbas dekretit/faktit të kryer) në Gjykatën Ndërkombëtare, si dhe insinuatat e medias greke për “grupin e ishujve të Jonit Verior”, i gjej si një fitore historike për interesat e Greqisë, pasi zgjerimi në 12 milje, e bashkëlidhur me marrëveshjet me Italinë & Egjyptin, mundet të shihen si realizim i një ambcie shekullore & si përmbushjen e objektivit të SSK të Greqisë në 38 vitet e fundit!