Mbushja e detit me inerte nga pronarët e bizneseve, IKMT aksion në Sarandë, banorët: Na kanë dhënë leje Bashkia (VIDEO-PËRPLASJA)

IKMT-ja ka nisur një aksion në bregdetin e Sarandës për heqjen e inerteve që bizneset kanë hedhur në det.
Gjatë aksionit, ata janë përplasur me pronarët e bizneseve, të cilët kanë thënë se u ka dhënë leje Bashkia.
Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe efektivët e policisë, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.
“Kanë të drejtë këta që ta bëjnë këtë veprim kur unë e kam fituar në shkallë të parë. Të më japin një dokument që po e prishin objektin”,- tha njëra nga pronaret e biznesit.
Policia ka kërkuara edhe largimin e gazetarëve që po filmonin aksionin e IKMT-së dhe intervistat e pronarëve, të cilët pretendojnë se nuk ka asnjë dokument për prishjen e bizneseve dhe lejen e kanë marrë nga Bashkia e Sarandës.