Vuçiq: Po kërkoj të bëj paqe për Kosovën edhe nëse më kushton me vota

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në panelin e diskutimit në Mynih ku po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se lufta në Kosovë është ekzagjeruar, njofton Klan Kosova.

“Mendoj se lufta në Kosovë ishte e ekzagjeruar, 150 mijë njerëz por çka ndodhi me serbët e refugjatët në Kosovë, asgjë. Unë mund të flasë me javë të tëra për gabimet që kanë ndodhur me serbët. Qasjet e dyfishta standarde nuk janë të pranueshme. Ju e dini se jemi shumë serioz për këtë punë sepse ne duam të kemi rritje ekonomike”.

“Nuk më interesojnë reagimet e shteteve të tjera, unë jam duke kërkuar të bëj paqe me Kosovën edhe nëse më kushton me vota. Ne jemi të orientuar drejt të ardhmes. Unë kurrë nuk kam folur keq për shqiptarët, ne i respektojmë ata, por duhet t’i respektojmë edhe interesat tona”.

“Ata po viktimizojnë veten. Nëse ju thoni diçka që nuk ju pëlqen atyre, ata do të thonë se ne jemi duke e rishkruar të ardhmen. Nëse diçka është e përfunduar pse duhet të bisedoni me Serbinë. Si ndodhi që ju nuk jeni anëtarë të organizatës ndërkombëtare. E vërtetë që duhet të negociojmë. Ne i bëjmë të gjitha negociatat nën BE. Por problemi në Prishtinë është se nuk e pranojnë kurrë fajin e tyre. Ne po bëjmë çmos për të ulur audiencën tonë publike dhe ata po bëjnë gjithçka për ta rritur atë.

“Për cilët kufij po flasim? Kjo është arsyeja pse ne duhet të negociojmë. Unë jam gjithmonë i gatshëm, nuk ka asgjë që nuk kemi dëgjuar nga Prishtina. Ajo që na nevojitet është përkushtimi dhe puna shumë e vështirë në përpjekjen tonë për të arritur një kompromis. Unë mund të garantoj se do të bëjmë çmos por nuk mund të garantoj se do të jetë e suksesshme”, ka thënë Vuçiq./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT