Vjen reagimi i parë nga Kosova për largimin e Gent Cakajt, ja mesazhi i Vlora Çitakut

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas largimit të Gent Cakajt nga pozita e ministrit të Integrimeve Evropiane dhe Punëve të Jashtme në Shqipëri.
Çitaku e ka publikuar një fotografi me të, ku e ka falenderuar Cakajn.
“Faleminderit për shërbimin, Gent”, ka shkruar Çitaku.
Kujtojmë se Cakaj njoftoi sot dorëheqjen dhe në vend të tij u emërua, Olta Xhaçka.