Gjykata Kushtetuese zyrtarisht me 7 anëtarë: Në janar nis shqyrtimi i çështjeve

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të nisë shqyrtimi i padive, disa prej të cilave presin prej vitesh.

“Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, z. Altin Binaj, z. Përparim Kalo dhe znj. Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, më 29.12.2020, u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021 të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ditën e sotme u betua para presidentit anëtarja e 7 e Kushtetueses, Sonila Bejtja, teksa mbeten edhe 2 që Gjykata Kushtetuese të ketë 9 anëtarë. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT