LDK nuk heziton, garon me Hotin për kryeminister, te AAK mbetet mister emri i kandidatit

LDK nuk ndryshon kalin e betejës, mban Abdulla Hotin si kandidat për kryeministër. Kryesia e kësaj force politike ka vendosur që Hoti të jetë kandidat për zgjedhjet e reja, duke marrë parasysh përvojën disa mujore si kryeministër i vendit.
Deri tani përveç LDK-së, edhe PDK ka zgjedhur kandidatin për kryeministër që është Enver Hoxhaj. Vetëvendosje nuk e ka shpallur ende, por nuk ka dyshim që ai do të jetë Albin Kurti. Enigma është AAK, pasi Haradinaj ka shpallur kandidaturën për President të Kosovës, kështu që nuk dihet se kush do të kandidojë për kryeministër.
AAK-ja ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë vetëm bartës i listës e jo kandidat. Edhe ky subjekt pritet që të vendos për personin që do ta kandidojnë për kryeministër zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Nisma e Fatmir Limajt ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë me PDK-në./ Gazeta Shqip