“Sa miq e sa të afërm na more o…”/ Këngetari shqiptar me COVID, nxjerr foton i shtrirë në shtrat

Kantautori i njohur Kujtim Prodani është infektuar me koronavirus.

Ka qenë vetë kantautori që ka njoftuar lajmin, ndërsa shihet i shtrirë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku duket se mban një maskë oksigjeni.

‘Sa miq e sa të afërm na more ; o flamë e keqe.’– shkruan Prodani.

Të shumta janë mesazhet inkurajuese nga miqtë dhe të afërmit të cilët i urojnë shërim të shpejtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT