Haradinaj thirrje nga Mynihu: Taksa 100% nuk hiqet, presioni të shkojë drejt Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake nuk do të hiqet, raporton Gazeta Blic.

Ai, nga Mynihu i Gjermanisë ku edhe mori pjesë në Konferencën e 55 të Sigurisë, tha se taksa do të mbetet dhe se Amerika do të jetë aleati më i madh i Kosovës.

“Taksa nuk bën të hiqet pa një kontratë obligative gjithëpërfshirëse me Serbinë e ndër to është edhe çështja e tregtisë së lirë e që është heqja e tarifës. Ne jemi vendi më aleat i Amerikës. Është një kërkesë legjitime e Amerikës për pezullim të taksës por vendimi është vendim i Qeverisë së Kosovës dhe nuk është marrë në relacion Kosovë Amerikë por në relacion me Serbinë” tha Haradinaj.

Sipas tij, gjithë ky presion i cili po i bëhet Kosovës duhet të shkojë në drejtim të Serbisë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjore, obligative.“Amerika, nuk ka popull më alet se neve. Këtë presion duhet drejtuar nga Beogradi që të arrihet një marrëveshje ligjore gjithëpërfshirëse për njohje reciproke. Të gjithë e dimë që Serbia ka bërë spastrim etnik në Kosovë. Atëherë si mund t’i kërkosh viktimës me i qit kushte për mu ul me viktimën. Serbia para se të vijë në tavolinë duhet t’i kërkojë falje Kosovës për viktimat, për vrasjet për të gjitha këto” tha Haradinaj.

Ndryshe, gjatë ditës kryeministri Haradinaj ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të vendeve të Bashkimit Evropian ku temë diskutimi ka qenë dialogu Kosovë- Serbi./Gazeta Blic/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT