Trondit prifti grek me deklaratën: Mos e pranoni vaksinën anti-Covid, bëhet me fetuset e abortuara

Prifti grek Serapfim u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve helen që të mos pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid.
Ai është shprehur se ka informacion se vaksina anti-Covid është e prodhuar nga fetuset e abortuara të nënave shtatëzënë.
“Një lajm nga Italia fqinje nga të krishterët ortodoksë të cilët më kontaktojnë me këta njerëz me shumë dashuri, tha me shqetësim të që vaksinat e reja sot…bëhen dhe përgatiten me produktin e aborteve,” tha ai.
Prifti tha se Papa e ka pranuar këtë gjë ,por Kisha Ortodokse nuk mund ta marrë për bazë mendimin e tij, pasi kjo gjë është e papranueshme për besimtarët ortodoksë.
“Kjo është shumë e tmerrshme, vëllezërit e mi. Njerëzit i janë drejtuar Papës dhe ai e ka pranuar ‘kështu është, por ne duhet ta pranojmë atë ekonomikisht për shëndetin e njerëzve’. Por ky është një gabim i madh dhe natyrisht është jashtë një kishe të shenjtë katolike dhe apostolike dhe ne nuk mund ta llogarisim mendimin e tij, por ne ortodoksët nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë,” tha më tej ai.