Haradinaj pas takimit me Engel: Marëdhënia me Amerikën është e pacenueshme dhe speciale
Kryeministri Haradinaj është takuar sot me kongresmenin amerikan Eliot Engel.
Haradinaj vlerësoi kontributin e Engel për konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës ndërsa shtoi se marrëdhënia e Kosovës me Amerikën është e pacenueshme dhe speciale, përcjell zeri.info.
“Përherë nder i posaçëmm të takoj mikun e përhershëm të Kosovës, kongresistin Eliot Engel. Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!”, ka shkruar Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info