VIDEO/ Skema që zhvati qindra milionë euro, si u futën në kurth shqiptarët përmes kredive
TOP STORY

Në dokumentarin me dy seri “zhvatje përmes kredive”, Top Story zbërtheu një skemë të gjerë abuzimi qindra milionë euro ndaj qytetarëve.
Institucione financiare private blejnë kreditë e këqija nga bankat dhe fundosin me interesa dhe kamata qytetarët në mënyrë antiligjore.
Dokumentari zbuloi ekskluzivisht një raport hetimi të Ministrisë së Drejtësisë që zbardhte skemën e mashtrimit, emrat e përfshirë, fotot e tyre, kompanitë dhe përmbaruesit.
Hetimi zbardhi zhdukjen e qëllimshme të dosjeve nga përmbaruesit, duke mbajtur të bllokuara padrejtësisht pronat e qytetarëve.