Hoti: Nesër nënshkruhet një marrëveshje me SHBA-në, do sjellë miliona euro investime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se nesër do të nënshkruhet një marrëveshje me SHBA-në, që në të ardhmen do të sjellë miliona euro investime në vend.

Hoti nuk cilësoi ekzaktësisht se cila është marrëveshja konkrete, por theksoi se gjatë viteve të ardhshme kjo marrëveshje do të bëjë të mundur investime miliona dollarëshe.

“Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër që derivon nga ajo e 4 shtatorit mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së. Me marrëveshjen e re në vitet e ardhshme do të sillen qindra milionë dollarë për investime në Kosovë”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT