Shkarkimi i mjekut Allkja/ Sindikata e mjekëve në protestë, Stroni: E patolerueshme

Sikurse kishin paralajmëruar, sindikata e mjekëve kanë dalë sot në protestë, pas shkarkimit të kolegut të tyre, Ilir Allkja, nga QSUT.

Mjekët janë mbledhur para spitalit Nënë Tereza, ndërsa, ndërsa kreu i sindikatës, mjeku Gentian Stroni, e quajti shkarkimin e Allkjas të patolerueshëm.

Ai shtoi se sindikata do të diskutojë për mënyrën se si mund ta përshkallëzojnë reagimin e tyre, për t’i dalë në mbrojtje kolegut të shkarkuar.

“Një mjek nuk mund të dënohet, pikërisht sepse janë asete të çmuara veçanërisht në këtë lloj situate që po kalojmë. Më vjen keq që jemi përballë kësaj situata. Nëse shikohet dhe në betimin e Hipokratit që ne kemi bërë, mjeku dënohet nga kodi penal kur me veprimin ose mosveprimin e tij arrin ët shkaktojë vdekjen e një personi. Ne sot bëjmë një vdekje profesionale të një mjeku me dëshirë. Kjo është e papranueshme, nuk është rruga e drejt për të zgjidhur problemet, do të duhet një bashkëbisedim dhe ule tensionesh. Është e sigurt që ky koleg do fitojë të drejtën e tij në gjykatë, por ato para që ai do i fitojë pa punuar, do dalin nga xhepat e popullit. Nuk përjashtohet mundësia që sindikata të dali me vendim tjetër, për të vendosur se si mundet ta përshkallëzojmë këtë lloj ‘vajtimi’ që po bëjmë në këtë ditë ët sotme që duhej të ishte ndryshe dhe të mbrojmë këtë koleg”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT