Ilir Meta shkarkon Edi Ramën, emëron Olta Xhaçkën ministre të Jashtme, pranon dhe dekretin për Peleshin

Presidenti Ilir Meta ka shkarkuar kryeministrin Edi Rama nga posti që mbante si Ministër i Jashtëm dhe ka emëruar Olta Xhaçkën në këtë post.

Gjithashtu, Presidenti Ilir Meta ka pranuar dhe dekretin për emërimin e Niko Peleshit në postin e ministrit të Mbrojtjes, vend ky që mbeti bosh pas emërimit të Xhaçkës si ministre e Jashtme.

Kujtojmë se, për shkak se Meta nuk pranoi te dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm vite më parë, postin e mori Rama, i cili emëroi shqiptarin e Kosovës “Ministër në detyrë”.

134395568_161193825760336_4977672040180605203_n.jpg

134093768_194977578950659_4940783183671006247_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT