Meta garanton shqiptarët dhe kërcënon Ramën për ‘Detin’: Nuk lejoj të cenohet interesi kombëtar

Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të dy postimeve në “Facebook”, shkruan se për çështjen e detit, nuk do të lejojë cenim të Kushtetutës.
Meta thekson se nuk bën asnjë kompromis me të drejtat sovrane dhe interesin kombëtar të shqiptarëve.
“Garantoj çdo shqiptar: Për “Detin” nuk lejoj cenim të Kushtetutës, të drejtave sovrane dhe interesit kombëtar.”, shkruan presidenti.
Nga ana tjetër presidenti ka edhe një paralajmërim.
Kreu i shtetit nënvizon më tej se “Kush ka ngrënë një lugë çorbë të prishur për “Detin”, do mbajë përgjegjësi personale”.