Kosova bëhet gati të marrë vaksinën para shkurtit, ministri Zemaj: Mbi 1 milionë qytetarë do të vaksinohen

Kontigjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit pritet të arrijë në Kosovë brenda muajit shkurt, me lajmin që e bën të ditur ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Ai tha se ka mundësi që vaksina të arrijë edhe më herët, ndërsa shoi se vaksinimi do të jetë për 1.2 milionë qytetarë të Kosovës.

“Nuk do të thotë se vaksinat nuk do të arrijnë edhe para muajit shkurt. Pra, tash e kemi të konfirmuar se kontigjenti i parë me vaksina antiCOVID do të arrijë në vendin tonë në muajin shkurt. Vaksinimi do të jetë për 1.2 milionë qytetarë të Kosovës, pra do të vaksinohen 1 milionë e dyqind mijë qytetarë. Vaksinimin na obligon edhe ligji për pandeminë”, tha Zemaj.

Sipas tij, Kosova ka bërë përpjekje në disa drejtime për ta siguruar sa më parë këtë vaksinë.

“Ndarja buxhetore është bërë që 2-3 muaj për vaksinën antiCOVID, por tash e kemi një shumë prej 40 milionëve euro dhe buxheti nuk do të jetë problem. I kemi dy rrugë të marrjes së vaksinës, angazhimi institucional i Kosovës përmes blerjes dhe aleanca e vaksinave që na ka siguruar 20 përqindëshin e tyre”, u shpreh ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT