Rama thirrje KOSOVËS: Vëllezër e motra, ne nuk do tju lëmë kurrë vetem. Gati të ndajmë vaksinat me ju

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria do të dhurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash anti-Covid për Kosovën.

“Edhe pse BE ja ktheu shpinën, ne nuk do të lëmë vetëm Kosovën dhe vëllezërit e motrat matanë kufirit për të përballuar sfidën e armikut të padukshëm.

Kam kërkuar që tani që ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë të kontaktojë me homogun e Kosovës dhe ne do të dërgojmë një sasi vaksinash për mjekët e infermierët e spitalit Covid të Prishtinës”, tha Rama në daljen për media ku bëri të ditur se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT