Ish-komandanti i UÇK feston 70-vjetorin në qelinë e Hagës, dedikimi i ndjerë i bashkëluftëtarit

Një nga krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka festuar ditëlindjen e tij të 70 në qelitë e Gjykatës Speciale.

Bashkëluftëtari i tij, Fatmir Limaj, ish-komandant i njohur në UÇK dhe aktualisht kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, i ka dedikuar një shkrim me nota emocionale, të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup! Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur larg familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut.

Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë.

Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi, gjatë luftës ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është me profesion mësues dhe ka qenë i burgosur politik gjatë pushtimit serb të Kosovës./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT