Vuçiç sfidon SHBA e BE në ditën e parë të 2021-shit: Hap rubinetin e gazsjellësit rus në Ballkan

Vuçiç sfidon SHBA e BE në ditën e parë të 2021-shit: Hap rubinetin e gazsjellësit rus në Ballkan

Aleksandër Vuçiç sfidon Perëndimin në ditën e parë të vitit 2021. Presidenti i Serbisë, ka hapur në këtë mëngjes, rubinetin e një tubacioni gazi që kalon përmes Serbisë nga kufiri Bullgar në kufirin hungarez.

“Kjo është një ditë e rëndësishme dhe e madhe për vendin tone. Faleminderit shumë, kjo është me shumë rëndësi për ne për industrinë dhe përparimin e ekonomisë serbe dhe për të gjithë banorët e vendit tonë. Urime të gjithëve që punuan. Kjo është një ditë e rëndësishme për vendin tone”, tha presidenti serb.

“Le të rrjedhë karburanti dhe le të jemi edhe më të suksesshëm dhe ju uroj shëndet të mirë, rroftë miqësia midis Serbisë dhe Rusisë”,shtoi Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia do të furnizojë me gaz përmes këtij tubacioni me një çmim deri në 155 dollarë për metër kub, me kosto shumë më të ulëta të transportit.

Në aktivitet mori pjesë edhe, ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko.

Ambasadori rus tha se tubacioni i gazit ishte dhurata më e mirë për Serbinë për Vitin e Ri dhe se ishte një ngjarje e madhe në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve.

Ai deklaroi se tubacioni i gazit do të sigurojë vetë stabilitetin e energjisë të Serbisë dhe do t’i japë asaj mundësinë për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës.

Sipas tij, tubacioni i gazit do të sigurojë siguri energjetike në rajon, Evropën Qendrore dhe më gjerë.

“Serbia do të bëhet më tërheqëse për investime të reja dhe gjithashtu do të bëhet një vend tranzit për gazin, i cili siguron më shumë mundësi,” tha ai.

Kapaciteti i tubacionit pritet të jetë deri në gjashtë milion metra kub gaz.

Kreu i Srbijagaz tha se të gjitha kapacitetet e transportit të gazit, 100 përqind, janë në Bullgari, Serbi dhe Hungari, që do të thotë se Evropës do t’i duhet gazi nga “Rryma Ballkanike”.

Ai njoftoi se planet për gazifikimin e përshpejtuar do të përpunohen dhe deklaroi se do të punohej gjithashtu në projektin e ndërlidhjes së gazit Nish-Dimitrovgrad-Sofje, si dhe në planin për ndërtimin e tubacionit të gazit Beograd-Banja Luka, çka është asi strategjik rus që lidh dy zonat e influencës së Moskës në Ballkan: Serbinë dhe Republika Srbska në Bosnje.

“Ne do të kemi qasje në Baumgarten (një qendër gazi në Austri) dhe, ndoshta, Nord Stream 1 dhe 2,” tha ai.

Gjatësia e tubacionit kryesor të gazit në Serbi është 403 kilometra. Seksioni i parë është nga kufiri bullgar në Çuprija, i dyti nga Çuprija në Danub, i treti nga Danubi në Zrenjanin dhe i katërti nga Gospodjinac në Subotica.

Rryma Ballkanike është pjesë e tubacionit të gazit Rryma Turke, një projekt i Gazprom të Rusisë dhe Botas i Turqisë, i cili duhet të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me gaz në Turqi, Evropën Jugore dhe Juglindore.

Gazsjellësi është i gjatë 930 kilometra me një kapacitet prej 31.5 miliardë metra kub gaz në vit.

Dega e parë kalon nëpër Turqi, ndërsa dega e dytë shkon në Bullgari, Serbi dhe Hungari.

Serbia dhe Bullgaria e quajnë atë pjesë të tubacionit të gazit “Rryma Ballkanike”.

Kapaciteti i secilit krah është 15.75 miliardë metra kub gaz.

Kjo sasi energjie është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 15 milion familjeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT