Milona euro per nje talent shqiptar, firmos kontratën me Barcelonën

Pas rinovimit të trajnerit Ernesto Valverde, edhe futbollisti shqiptar Labinot Kabashi, ka nënshkruar kontratën e re me gjigantët e Barcelonës.

Klubi katalanas, në faqen zyrtare të saj njofton se Kabashi ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone, me mundësi vazhdimi edhe për dy tjera.

Katalanët i kanë vendosur Kabashit klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro.

Ndërkaq, ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të futet në skuadrën e parë.Kabashi, më 28 shkurt mbush 19 vite, ndërsa shihet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit shqiptar/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT