Trump u shkruan Thaçit dhe Vuçiçit: SHBA mban partnerë ata që bëjnë ‘punë të rënda’

Duket se presidenti Amerikan Donald Trump ka shfrytëzuar mënyrën më të mirë për t’ia kërkuar Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por gjithashtu, për t’i kujtuar Kosovës ‘detyrat’ e ngarkuara nga Perëndimi.Presidenti i SHBa u ka shkruar homologut serb dhe atij Kosovar këtë të premte.Në letrën e Trump dërguar presidentit serb Aleksander Vuçiç me rastin e pavarësisë së Serbisë, ai përveç urimit për këtë ditë, ka shprehur edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.“Derisa varet nga palët që të arrijnë marrëveshje të cilën do ta mbështesin të dyja palët, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën e integrimit evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit Trump.Ndërkohë, Donald Trump, i ka shkruar presidentit Hashim Thaçi letër për 11-vjetorin e Pavarësisë.Trump ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të Pavarësisë.Ndër të tjera, Trump në letër ka shkruar se SHBA-ja mban partnerë vetëm ata që janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda.“Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Trump.Letra e plotë e presidentit të SHBA-së, publikuar nga Zyra e Presidentit Thaçi:I nderuari Z. President:Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e njëmbëdhjetë të pavarësisë së shtetit tuajMarrëdhëniet tona të fuqishme bilaterale janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor stabil, të sigurt dhe të begatë. Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare. Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është esenciale për integrimin perëndimor të Kosovës. Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse.Shtetet e Bashkuara i mbesin partner të gjithë atyre të cilët ndajnë këto vlera dhe janë të gatshëm të kryejnë punë të rënda të nevojshme për suksesin e tanishëm dhe të ardhshëm të Kosovës.Sinqerisht,Donald J.Trump/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT