Nostalgjia: 50 objektet që gjendeshin në çdo shtëpi para viteve ’90
Me të hyrë në vitin 2019, ne të stafit të xing.al, u ndjemë papritur të përmalluar për filmin, teatrin, muzikën, artistët dhe kuturën e para viteve 90 dhe fëmijërinë tonë, ndaj vendosëm që përmes një serie artikujsh të përditshëm të rikujtojmë të shkuarën, figurat e mëdha të artit shqiptar por dhe traditat e vjetra. Mirë se vini në ‘Javën e nostalgjisë shqiptare’!Me siguri të gjithë jeni nostalgjikë për objektet e vjetra të shtëpisë, që i keni përdorur për vite me rradhë para se të vinit tek televizori me ekran të sheshtë, kondicioneri, kompjuteri, soba me energji elektrike, etj.“Xing.al” sjell më poshtë për ju objektet e vjetra të cilat tashmë nuk përdoren më, por që me siguri secili prej jush i ka pasur në shtëpi.Mobilimi i shtëpisë:Televizorët dhe radiot e kohës “Lura” apo “Iliria”Sënduk- kuti druri e mbyllur me dryn që shërbente për të mbajtur sende të ndryshme apo rroba
Bufe
Divane me kokë druri
Karriget e vjetra
Çentro- punim i thurur me grep që vendosej për zbukurim
Kasa prej balte për të ruajtur paratë
Qilim dhe rrugica lecke
Peshku i qelqit që vendosej për zbukurim
Makinat e vjetra qepëse
Artikuj kuzhine:Sofra- Tavolinë në formën e rrethit me këmbë të ulëta, rreth të cilës njerëzit mbidheshin për të ngrënë
Mashë- Dy krahë të gjatë hekuri e me maja të kthyera, që përdorej për të kapur thëngjij të ndezur
Dybeku- Enë druri që shërbente për të bërë gjalpin
Mulliri i kafesë- Objekt që shërbente për të bluajtur kokrrat e kafesë
Hekuri me prush
Shtambë për të pirë ujë
Shishet e qelqit- Shërbenin për të mbajtur qumësht ose kos
Okllai- shkop që shërbente për të hapur petat e byrekut
Objektet e ngrohjes:Sobat e drurit të asaj kohe
Mangall- Tas metalik i cili mbushej me prush dhe shërbente për t’u ngrohur
Vajguri: Përdorej për ndriçim dhe ngrohje- Furnela me vajgur,
Llambë ose kandil me vajgur,
Dush me vajgur
Vajguri përdorej edhe për largimin e parazitëve nga kokaReflektor
Artikuj shkollorë:Penë me shishe boje për të shkruar
Çantat e shkollës së asaj kohe
Shalli i pionerit- shall i kuq në formë trekëndëshi që lidhej në qafë
Objekte të higjenës personale:Bar Venediku- krem me bimë, i përgatitur vetë, i cili shërbente për depilim, transmeton “Xing.al”Xham- Sheqer i shkrirë me lëng limoni që përdorej për depilim
Sapun Rrogozhine
Sapllake- enë e vogël që shërben për të mbushur ujë
Shami dore- Quheshin mendile ose çerve
Govatat e llamarinës
Higjena e shtëpisë:Kacia- Lopatë plehrash metalike me bisht të gjatë
Fshesë maraske dhe fshesë melakuqe- Fshesa të ndërtuara në mënyrë artizanale me bimë të thara
Objekte për qerasje:Setet e qerasjes; filxhanë, gota, tabaka, pjata reçeli
Karamele “Zana”
Vapik- pluhur që tretej me ujë dhe bëhej limonatëPijet: Aranxhata, konjaku, ponç, fërrnet
Çamçakëz me grurë, parafinë ose me qumështin e gjetheve të fikut
Cigaret e asaj kohe; “Gent”, “Durrësi”, “Arbëria”, “Partizani”, “Kongres”, “45 vjetori”, “Dukat”, “Rozafa”, “Kruja”, “Diamant”, etj.
Veshmbathjet:Galloshe- Këpucë llastiku që visheshin mbi një palë këpucë të tjera në baltë ose kur moti ishte me shiNallane- shapka prej druri
Shapkat dhe sandalet plastike
Sende vetjake:Sahat xhepi- orë pa rrip që mbahej në xhep
Tespi- Rruaza të lidhura me një litar që mbaheshin në dorë
Produkte farmacie:Aspirinat e vjetra
Prezervativët në atë kohë quheshin “Shkrepëse rinia”, ndonëse nuk kemi foto.Lodrat e asaj kohe
Kartmonedhat dhe qindarkat e vjetra
Shkruani në komente objektet e vjetra që nuk janë përmendur në këtë artikull./ Xing.al/ZgjohuShqiptar.info