Engel në mënyrë indirekte porositë Serbinë: Trajtojeni me seriozitet fjalimin e ambasadorit gjerman
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, në mënyrë indirekte ka porositur Serbinë, duke i thënë që ta ta marrë më seriozisht fjalimin e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit, transmeton Gazeta Metro.Engel ka thënë se Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman, pasi që nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian, derisa nuk e njohin Kosovën.“Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”, ka thënë Engel.
Chairman @RepEliotEngel: “Serbia needs to heed the words of German Amb. Christoph Heusgen at the UN Security Council on Thursday because it’s not getting into the EU unless it recognizes Kosovo.” https://t.co/5ieMbng6xj pic.twitter.com/cnmsuP3Euh— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) February 13, 2019
Kujtojmë se ambasadori gjerman, Christoph Heusgen, në Këshllin e Sigurimit kishte thënë se ekziston një Kosovë e pavarur, dhe se e vetmja mënyrë që Serbia të hyjë në Bashkim Evropian, është që ta njoh atë./ZgjohuShqiptar.info