VIDEO/ Lokali plot! Rama ia shtron me raki në Vlorë, batuta me demokratin dhe kamerierin e LSI

Kryeministri Edi Rama ia ka shtruar sot me raki në një lokal në Vlorë bashkë me disa qytetarë.

Kreu i qeverisë ka bërë gëzuar me vlonjatët, edhe pse duke shkelur rregullat anti COVID, ndërsa në fund bën batuta me një demokrat.

Nuk munguan as batutat me kamerierin, i cili sipas kryeministrin ishte me LSI.

Kryeministri u tregua bujar, pasi qerasi me nga një gotë të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm aty.

Ja postimi i Kryeministrit, shoqëruar me videon:

Një gëzuar me vlonjatë mes të qeshurash që kulmuan në fund me një demokrat:

– Gëzuar vëlla e mos u mërzit për PD që të mbeti në det!
– Po ç’të mërzitem o vëlla, ne PD gomë rezervë e kemi sa të të kemi ty

Back to top button
LAJMET E FUNDIT