Skandali në shtetin e BE, VIP-at dhe politikanët po e marrin vaksinën jashtë radhe

Jo vetëm shtetet e pasura, por edhe personazhet VIP, po e marrin të parët vaksinën kundër koronavirusit.

Skandali ka shpërthyer në një shtet të BE, pikërisht në Poloni, ku raportohet se një numër i madh personazhesh të njohura dhe politikanë e kanë kryer vaksinimin kundër koronavirusit jashtë radhe.

Ashtu siç parashikon rregullorja në çdo shtet të botës, edhe në Poloni, për momentin duhet të vaksinoheshin sipas programit vetëm punonjësit e shëndetësisë.

Skandali u zbulua pasi një aktorë, një këngëtar dhe një prezantuese konfirmuan publikisht se e kishin marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas mediave të huaja të gjithë këta VIP-a janë vaksinuar në Universitetin Mjekësor të Varshavës./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT