“Ja si do i prishim ‘kullat’. Vinçi do vijë nga jashtë, katet poshtë do i mbajmë..”, Rama flet për shembjen e 15-katëshit te Sheshi i Flamurit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nisjen e punimeve në qytetin e Vlorës, për rikonstruktimin e sheshit të “Flamurit”.
Rama ka paralajmëruar disa shpronësime në pjesën sheshit nga ana Varrezave të Dëshmorëve, për zgjerimin e shkallëve.
Rama gjithashtu ka folur për shembjen e një godine 15-katëshe në pronësi të biznesmenit Sulo Shehi. Kreu i qeverisë tha se godina do të shembet por jo plotësisht, pasi katet e para do të kalojnë në pronësi të Bashkisë së Vlorës.
“Duhet garantuar sjellja e vinçit lart, duhet ta sjellin nga jashtë që ta prishin këtë pjesën e sipërme, pjesën e poshtme do ta mbajmë publike, do të jetë pronë e Bashkisë, dhe do ta programojmë me hapësira për të gjitha moshat. Mund të jetë një hapësirë muzeale për artin. Me salla për rininë, bibliotekë, internet…një qendër e madhe qytetare, komunitare”, u shpreh Rama.