Ndihma e Shqipërisë me vaksina ndaj Kosovës, ‘shqetëson’ BE-në, thirrje Serbisë: Bashkëpuno me Kosovën

Pas ndihmës me vaksina që i ofroj Shqipëria Kosovës, po ashtu edhe nga kritikat e forta të qeverisë ndaj BE-së për lenien në balte në këtë luftë, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i BE-së duke kerkuar që edhe Serbia të bashkpunojë.

Shteti i Kosovës mund të marrë ndihmë për çështjen e vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit edhe nga shteti tjetër fqinj, Serbia.

Të paktën kjo është kërkuar nga Komiteti i Bashkimit Europian, i cili i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë në këtë çështje.

“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe duke i shikuar raportet për këto zhvillime që kanë të bëjnë me shpërndarjen e vaksinave. Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përputhje me aranzhimet relevante nga dialogu për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e prodhimeve farmaceutike”, ka thënë në një përgjigje me shkrim, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri.

Pak ditë më parë Serbia nisi procesin e vaksinimit të Covid-19 në Veri të Kosovës ku përfituan qytetarë serbë që jetojnë në këtë zonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT