Urgjencës i shtohen 36 autoambulanca, Rama: Shpëtuam nga karakatinat e PD-LSI, hata kombëtare…

Kryeministri Edi Rama, ndërsa inauguroi autoambulancat e reja që do t’i bashkohen flotës së Urgjencës Kombëtare, ndërsa tha se “rrënimi i çerek shekulli”, është prapa krahëve, duke shigjetuar opozitën.

“Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me katër rrota e pa asgjë brenda, në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane, e cila sot ka kapacitetin e plotë në kryerjen e misioneve të saj në territorin e Shqipërisë, 24 orë në 7 ditë të javës.

Imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qenë”, shkruan Rama nw facebook.

I Shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Kreu i Urgjencës Kombëtare, Rama tha se e rëndësishme është të mbahet ky ritëm, duke shtuar se me kalimin e pandemisë, situata në urgjencë do të jetë më e stabilizuar dhe do të rritet shpejtësia e shërbimit.

“Gjithë ajo lemeri dhe rrënimi i çerekshekulli tashmë është pas krahëve. Me gjithë këtë digjitalizim, mbetet vetëm për të mbajtur nivelin dhe për të vazhduar me intensitet. Në momentin kur të kalojë flama e covid-it, do të jetë situata më e qetë. Do jetë më e stabilizuar situata dhe do të rritet shpejtësia e shërbimit.”, tha Rama.

Ndërkohë, Brataj tha se një ambulance i duhet mesatarisht 13.5 minuta për të mbërritur në urgjencë.

“Shpejtësia e arritjes ka qenë 13.5 minuta. Me COVID koha është ndryshe. Nuk është urgjencë. E rëndësishme është që të asistojmë dhe të çojmë në spital”, u shpreh Brataj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT