Thellohet bilanci nga Covid/ Çfarë tregoi shtimi i numrit të testimeve

Me shtimin e numrit të testimeve është parë qartë që është shtuar edhe numri i të infektuarve nga Covid.
Nëse ditët e para të janarit, pamë një ulje të infektimeve nga virusi që ka pushtuar botën, shifrat e sotme tregojnë që nuk ishte si pasojë e përmirësimit të situatës, por nga ulja e numrit të testimeve.
Statistikat e nxjerra nga Ministria sot treguan 660 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Ndryshe nga ditët e tjera janë bërë 3424 testime.
Janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.