Rama negociator mes Greqisë e Turqisë? Para takimit me Erdogan, kryediplomati grek i telefon Ramës

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Turqi ka sjellë si duket edhe ndonjë “shqetësim” në Athinë. Pas bërjes publike të lajmit nga agjencitë e lajmeve ture se presidenti Erdogan ka ftuar kryeministrin Rama në një vizitë zyrtare, kryediplomati grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e qeverisë shqiptare.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në “tëitter”, ku shkruan se në këtë bisedë kanë folur për zhvillimet e fundit ne rajon.

“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diskutuam zhvillimet e fundit rajonale. Zhvillimet e fundit rajonale në fokus”, shkruan Dendias.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanë zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.

Sakaq Greqi ka marrë vendimin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, duke bërë të ditur se nëse në negociatat me Shqipërinë nuk do të bihen dakord për ndarjen e detit do të shkohet në gjykatën ndërkombëtare e Hagës.

Opozita shqiptare dhe presidenti Meta ka akuzuar Ramën për tradhti sa i përket negociatave për Paktin detar, ndërsa vetë kryeministri i ka hedhur poshtë këto akuza.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT