‘Në Turqi, mjekët më dhanë pak shpresë’/ Deputeti që luftoi me COVID: Në Shqipëri nuk do ia dilja

Deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti, ka dhënë detaje për përballjen e tij me koronavirusin. Gjatë një interviste, Përmeti deklaroi se ka kaluar 21 ditë në reanimacion, ndërsa edhe sot, pas 70 ditësh, ka nevojë ende për rikuperim.

Ai ka zbuluar se gjendja ka qenë shumë e keqe dhe mjekët në Turqi nuk i dhanë shpresë.

“Ishte situata shumë e vështirë. Kalova 21 ditë në reanimacion. Dëmtimi i mushkërive ishte shumë i madh dhe jam në periudhë rikuperimi. Edhe sot pas 70 ditë kam nevojë për rikuperim. Po ju them që kur shkova në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën. Nëse do të isha kuruar në Shqipëri mendoj se këtë lidhje nuk do ta bënim dot.”, ka deklaruar ai për Report Tv.

Deputeti u shpreh se për kurimin e tij ka kontribuar familja e tij vetëm dhe asnjë qindarkë nga paratë e shqiptarëve, ndërkohë që nënvizoi se është hera e dytë që është infektuar.

“Asnjë institucion shtetëror nuk ka kontribuar në asgjë. Ka qenë i familjarëve dhe miqve të mi. Asnjë lek nga taksa paguesit shqiptar nuk është harxhuar për kurimin tim.  Është hera e dytë që e kaloj COVID, herën e parë e kalove lehtë. Dhe unë e mora lehtë por ja që më kapi më keq.  Më ka bërë shumë përshtypje se në telefonin tim përveç miqve kam parë shumë mesazhe nga deputetë të mazhorancës sesa nga ish-deputetë të PD-së. Dhe për këtë më vjen shumë keq. Mesazhe kortezie kam marrë më shumë nga PS”, tha ndër të tjera Andi Përmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT