Paralajmërimet e opozitës për trazira, reagon fort SHBA: Protestoni paqësisht, nuk pranojmë kurrësesi shkatërrim…

Ambasada amerikane ka reaguar pas paralajmërimeve se ditën e shtunë do të ketë trazira gjatë protestës së thirrur nga opozita.

Përmes një deklarate zyrtare, apelohet që mbledhja e qytetarëve dhe adresimi i kërkesave të tyre ndaj qeverisë të bëhet në mënyrë paqësore.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.

Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht.

Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, nënvizon ambasada./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT