VIDEO/ Në Shqipëri janë 611 sekte e organizata fetare, ligji nuk i detyron të deklarohen
Top Story

Liria e besimit është e garantuar me Kushtetutë dhe askush nuk mund të ndërhyjë në atë që çdo individ zgjedh të besojë. Por ekspertët ngrenë alarmin se duhen gjetur mekanizmat për të skanuar personat që predikojnë në sektet fetare.
Top Story bëri një hulumtim në Tiranë, për të parë se ku janë disa prej këtyre objekteve të kultit, por ishte thuajse një mision i pamundur. Në shumë raste edhe pse sallat apo ambientet ku predikohet një besim i caktuar ishin aq pranë, as banorët e lagjes nuk e dinin se ku ndodheshin.
Komiteti Shtetëror për Kultet numëroi se në vendin tonë operojnë 611 organizata dhe fonadacioneve me natyrë fetare dhe humanitare. 248 prej tyre janë fondacione, 323 janë organizata joqeveritare të lidhura me fenë dhe 40 janë qendra. Një pjesë e tyre janë organizata të bashkësive fetare zyrtare, pasi edhe ata vetë janë të regjistruara si fondacione.
Komunitetet fetare administrojnë 114 institucione arsimore, përfshirë universitete, shkolla fillore dhe të mesme, parashkollorë, kopshte, shkolla profesionale dhe shtëpitë e fëmijëve. Sipas ligjit, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit duhet ti licencojë këto institucione dhe kurrikulat jo-fetare duhet të jenë në përputhje me standardet kombëtare të arsimit.