‘Vetëm thërrmijat do i mbesin’/ Buzhala: Vjosa Osmani do përfundojë kukull e Albin Kurtit! Ja kush e rrëzoi qeverinë Hoti

Analisti Berat Buzhala mendon se presidentja në detyrë Vjosa Osmani do të përfundojë “kukull” në duart e Albin Kurtit. Buzhala tha se Osmani do ketë fatin e Shpend Ahmetit dhe nuk do ketë kush t’ia mbledhë thërrmijat.
“Albin Kurti s’besoj që do e pranojë një parti të Vjosa Osmanit. Vjosa Osmanit, të gjitha akuzat që ia ka bërë VV kur ishte në LDK që thoshin së është kukulla e Agim Veliut dhe isa Mustafës, deri diku kishin të drejtë, kur se tani kjo do përfundojë në kukull të Albin Kurti.
Kurti është mjeshtri më i madh i politikës për përdorimin e figurave si Shpend Ahmeti dhe Vjosa Osmani dhe të tjerët që në një moment të caktuar arrijnë piedestalin.
Si rasti i Shpend Ahmetit që në momentin që Albin Kurti të lëshon nga dora vetëm thërrmijat të mbesin. Vjosa Osmani do ketë fatin e Shpend Ahmetit në politikë”, tha ai.
Buzhala u shpreh se qeveria Hoti u rrëzua nga bashkësia ndërkombëtare.
“Unë mendoj se qeverinë Hoti e ka rrëzuar bashkësia ndërkombëtare. Pas fitores së Biden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndryshuar qëndrimi i bashkësisë kombëtare në Kosovë”- tha Buzhala në OPEN.