Shqiptarja shpërblehet për angazhimin e saj, përzgjidhet për të përfaqësuar rininë suedeze në OKB
Shqiptarja Vlora Makolli do të përfqaësojë rininë suedeze në Kombet e Bashkuara.
Ajo është e njohur në qytetin e Malmos për angazhimin mbi ndërgjegjësimin e të rinjve në zhvillimin urban.
Përtej kësaj, 24-vjeçarja ka qenë aktive në çështjet e barazisë gjinore dhe rinisë, që kur ishte 17 vjeç, shkruan albinfo.ch.
Vlora ka organizuar edhe dialogje me banorët e të rinjtë, me qëllim që të krijojë vende, ku gjithkush pavarësisht moshës dhe gjinisë të ndihet i mirëpritur dhe i sigurtë.Sëfundmi 24-vjeçarja është përzgjedhur për të shkuar në Forumin Politik të Nivelit të Lartë të OKB-së në New York, me delegacionin e qeverisë suedeze.Vlora Makolli është e diplomuar për shkenca politike dhe aktualisht po studion programin e ligjeve në Universitetin e Ludit./ZgjohuShqiptar.info