Tenderi 20 mln USD/ Identifikimi elektronik i zgjedhësve, ja kompania e vetme që paraqiti ofertën në KQZ

Vetëm një kompani ka paraqitur ofertën për të kryer procesin e identifikimit elektronik të zgjedhësve. KQZ hapi garën disa ditë më garën për tenderin me me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor”.
Ditën e sotme u bë e ditur se nga 6 kompani që u ftuan për këtë tender, operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23 USD pa TVSH.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim.
Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse.