MIZORE/ Qëllohen me armë FLAMINGOT në lagunën e Nartës (VIDEO)

Gjuetarët e paligjshëm vijojnë të bëjnë kërdinë në lagunën e mbrojtur të Nartës, në Vlorë.

Rasti i rëndë më i fundit është vrasja e shpendit të rrallë, flamingos. Peshkatarë të zonës e kanë gjetur flamingon e vrarë dhe me plagë të armëve të zjarrit në qafë.

Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë ka ngritur disa herë alarmin për gjuetinë e shpendëve por edhe peshkimin e paligjshëm në këtë zonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT