Ngjela krahason takimin Rama-Erdogan në Turqi me vizitën e Enver Hoxhës në Kinë: Nuk e shpëton dot nga…

Avokati Spartak Ngjela e krahasoi vizitën e sotme të kryeministrit Edi Rama në Turqi me vizitën e ish-diktatorit Enver Hoxha në Kinë.

Ngjela tha në OPEN se takimi me Erdogan, ishte vizitë për interesat e Ramës dhe jo të shqiptarëve.

Ngjela tha se Rama shkoi për t’i kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga reforma anti-korrupsion.

“Më bëri përshtypje që paskan bërë marrëveshje, tallen me popullin se kryeministra që të nënshkruajnë xhaminë s’kam parë ndonjëherë. S’kam mendim se do ta shpëtojë Erdogani. Se shpëton dot nga reforma anti-korrupsion. Nuk e di se si do e presin evropianët. Do të tallen të gjithë intelektualët. Ky i kërkon ndihmë se është në hall kaq mendoj se me këto lëshime kërkon të godasë investimet në shkolla të gylenit se është turp se deri tani i ka mbrojtur, Erdogan është kuazi tiran islamik, ua mori frymën me budallallëqet e tij. Një vizitë që ka marrë non sense. Ka shkuar t’i krehë bishtin për t’i marrë ndonjë lek, nuk është vend oportun për Shqipërinë. Do të na bëjë edhe një shkollë turke, një xhami turke. Një takim për interesin e tij jo për interesin e Shqipërisë”, tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT