Kaos në Uashington, CNN flet për “grusht shteti”

Një grua raportohet të jetë plagosur me armë zjarri ndërsa situata në Kapitolin e SHBA mbetet kaotike. CNN raporton se një grua është duke marrë kujdes shëndetësor për plagë plumbi në ambientet e Kapitolit.
CNN raporton se një grua është duke marrë kujdes shëndetësor për plagë plumbi në ambientet e Kapitolit.
Adam Kinzinger, një Republikan nga Illinois, shkroi në Twitter duke e quajtur atë një “përpjekje grushti shteti”, raporton CNN.
Ai gjithashtu denoncoi veprimet e protestuesve në një seri postimesh dhe iu përgjigj drejtpërdrejt Presidentit Trump. “Ju nuk jeni duke mbrojtur vendin,” shkroi Kinzinger në Twitter.