‘Pushtohet’ Kongresi, mbështetësit e Trump marrin nën kontroll situatën (FOTO)

Mbështetësit e Donald Trump, shumë prej tyre të veshur me veshje maskimi, thyen hyrjet në anën lindore të Kapitolit, marshuan drejt hyrjes dhe përplasën dyert prej druri.
Protestuesit endeshin nëpër salla, madje disa bënin edhe fotografi teksa hynin nëpër zyra.
Një protestuespasi është futur në ndërtesën e Kongresit Amerikan është ulur në karrigen e kryetarit të Kongresit dhe bërtet: Trump fitoi.
Ai ka ngritur njërën dorë lart pasi është ulur në karrige dhe vazhdoi të bërtiste: Trump fitoi.
Një burrë tymoste në një dhomë ku kishte fotografi të maleve dhe harta të Oregonit në mur. Një burrë vendosi në çantën e shpinës një foto me kornizë të Dalai Lama. N
Jashtë, njerëzit përplasën xhamat e qelqit të Kapitolit, duke thyer disa prej tyre. Turmat shtypnin kolonat e përparme. Njerëzit bërtisnin në dhomat bosh brenda me monitorë kompjuteri në tavolina dhe karrige të zbrazëta.