“Greqia, armiku i përbashkët”, shpërthejnë mediat greke për vizitën e Ramës në Turqi: Ne merremi me hedhjen e kryqit në ujë, ata…

“Greqia është armiku i tyre i përbashkët”, kështu e nis shkrimin e saj gazeta greke “El.gr”, lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.

Media greke i ka bërë një pasqyrim vizitës së Ramës dhe pritjes së madhe që i është bërë nga presidenti turk Erdogan, duke e cilësuar si një pritje mbresëlënëse.

“Një pritje mbresëlënëse iu rezervua Kryeministrit Edi Rama nga Presidenti të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa në Greqi Autoritetet po merren me arrestimin e Grekëve që hedhin Kryqin në ujë. Sot ata nënshkruan krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, pa dyshim me një kundërshtar të përbashkët, Greqinë”, shkruhet në lajm.

Sipas tyre në fokus të takimit, përveç marrëveshje ka qenë edhe çështje e detit të Greqisë dhe zgjerimit të saj me 12 milje.

Më parë, Anadolu Agency raportoi se Rama kishte udhëtuar në Ankara me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Artikulli turk thekson se fokusi i takimeve midis dy delegacioneve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Turqi, të tilla si shtrirja e miljeve detare greke në 12 në Detin Jon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT