Monika Kryemadhi nuk i “ndahet” seksit: Me Metën bëra seks për herë të parë. Po gjeti një më të mirë se unë, të vazhdojë

Monika Kryemadhi nuk i ndahet temës “rozë” të nisur që ditën e djeshme dhe me sa duket 3 muaj para zgjedhjeve do të merret gjatë me të!

Pas deklaratave të saj pa doreza, kryetarja e LSI-së, ka folur për jetën intime.

Në një lidhje telefonike për “Ftesë në 5”, ajo rrëfeu se Ilir Meta, bashkëshorti aktual, ka qenë eksperienca e saj e parë seksuale.

Dhe këtë nuk ka ngurruar ta deklarojë duke thënë se “seksi nuk është turp”, por eksperiencë.

Kryermadhi gjithashtu tregoi se nuk është xheloze fare dhe për pasojë nuk e ka kontrolluar kurrë Metën.

“Por seksi kohët e sotme ka ndryshuar, nuk është më turp.

Nuk do doja që vajzat e mia ta kishin seksin eksperiencë, por do doja ta bënin për dashuri dhe me njëriun e zemrës të plakeshin.

Po unë Ilir Metën nuk e kam kontrolluar kurrë, as telefonin as xhepin e tij.

Por po të gjente një më të mirë, le të vazhdojë të jetë i lumtur,” tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT