Kaosi në SHBA, reagon NATO: Skena tronditëse në Uashington

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolternberg ka reaguar pas protestave të zhvilluara në SHBA, të cilat u shoqëruan edhe me përplasje me policinë.

Teksa i konsideron tronditëse pamjet e fundit nga Kongresi në SHBA për shkak të revoltave, ai shkruan se rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet.

“Skena tronditëse në Uashington, DC Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet”.

Ndërkohë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden në një fjalim të mbajtur për mediat, dënoi dhunën që i është bërë ndërtesës së Kapitolit nga mbështetësit e Donald Trump.

Gjithashtu ai shprehet se kjo është një ngjarje e paparë në kohët moderne të vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT