Japonia vendi me pasaportën më të fuqishme në botë, por ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Janë emëruar pasaportat më të fuqishme në botë dhe Japonia ka zënë vendin e parë për të tretin vit radhazi.
Lista është krijuar nga Indeksi i Pasaportave Henley (HPI) duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), me renditjen e përcaktuar nga numri i vendeve ku një mbajtës i pasaportës së një kombi mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë.
Pa faktorizimin në kufizimet e udhëtimit të koronavirusit, qytetarët japonezë janë aktualisht në gjendje të udhëtojnë në 191 vende pa viza.
Ndërkohë, vendi ynë, Shqipëria, renditet në vendin e 52, ku një shtetas shqiptar ka të drejtë të udhëtojë në 114 shtete pa viza.
Kosova renditet edhe më poshtë, në vendin e 104, ku një shtetas i saj mund të lëvizi pa vizë në vetëm 40 shtete.
Ja 10 pasaportat kryesore më të fuqishme:
1. Japoni (191)
2. Singapor, (190)
3. Gjermania, Koreja e Jugut (189)
4. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (188)
5. Austri, Danimarkë (187)
6. Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia, Suedia (186)
7. Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e 8. Bashkuara (185)
8. Australia, Republika Çeke, Greqia, Malta (184)
9. Kanada (183)
10. Hungaria (182)
10 pasaportat kryesore më pak të fuqishme:
1. Afganistan (26)
2. Irak (28)
3. Siria (29)
4. Pakistan (32)
5. Somali, Jemen (33)
6. Territori Palestinez (37)
7. Libi, Nepal (38)
8. Koreja e Veriut (39)
9. Kosovë, Liban, Sudan (40)
10. Bangladesh, Iran (41)