VIDEO/ Çfarë po ‘zien’? Rama vizit aty ku prodhohen satelitë, tanke dhe raketa moderne

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Turqi, është prezantuar me disa prej armatimeve turke të teknologjisë së fundit.

Rama ka vizituar një “shoëroom”, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa zyrtari turk i ka shpjeguar disa prek arritjeve turke në fushën e armatimeve ushtarake.

“Ankara – Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënëse”, shkruan Rama në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT