Si janë shpenzuar paratë në Shqipëri? Gjykata Europiane e Auditit do të verifikojë mbështetjen ekonomike nga BE

Gjykata Europiane e Auditit aktualisht po verifikon mbështetjen ekonomike që BE ka dhënë në Shqipëri për drejtësinë, se sa efikase ka qenë dhe se si janë shpenzuar paratë.

Auditi do të vlerësojë efektivitetin e masave të BE për të mbështetur sundimin e ligjit dhe mbulon katër vende kandidate, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbia, edhe dy vende të mundshme kandidate, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Kontrolli do të bazohet te barazia para ligjit, siguria ligjore, ndarja e pushteteve, gjykatat e pavarura dhe të paanshme, procedurat legjislative transparente dhe demokratike dhe shqyrtimi efektiv gjyqësor.

Auditimi është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2021.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT