Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndez rrjetin: Protestuesit pro Trump-it janë terroristë

Dua Lipa është një nga emrat më të zëshëm kur bëhet fjalë për zhvillimet që ndodhin në botë, e kësaj radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se situata doli jashtë kontrollit pasi që protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Ylli shqiptar postoi një fotografi të ngjarjes në InstaStory, ndërsa i drejtohet ish-presidentit amerikan.

Ajo i ka quajtur terroristë protestuesit që kanë shkaktuar trazira, ku mbetën të vdekur katër persona e u arrestuan 52 të tjerë.

“Thirrini ata si janë: terroristë”, ka shkruar ajo, duke shkaktuar debate dhe komente të shumta, sidomos tek pjesa republikane, të cilët janë irrituar me eitiketimin “terroristë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT