Rama mbërrin në Greqi, ZBULON se çfarë do të bisedojë me Mitzotakis

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka zbuluar temat e bisedës me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis

Kreu i qeverisë thekson se po udhëton drejt Athinës për një drekë me Mitsotakis, ku në fokus do të jetë lufta kundër Covid si edhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Postimi i Ramës

Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT